Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, është kthyer në Kosovë.
Ai falënderoi të gjithë mbështetësit pas një ditë të rëndë ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare u dënuan nga Gjykata Speciale.
“Ju kisha lutë të na kurseni kanë qenë 24 orë shumë kaotike”, tha Veseli, njofton Klan Kosova.
“Na jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë por të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë”.






