19.2 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Sveçla mban takim në Tiranë: Taskforca e Përbashkët e Migracionit do t’i bashkohet Policisë së Kosovës

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla në Tiranë.

Gjatë këtij takimi ata u pajtuan që Policisë së Kosovës t’i shtohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit, shkruan lajmi.net.

“Ministri Svela, në këtë takim, ka shprehur gatishmërinë e plotë të Republikës së Kosovës për të bashkuar forcat në Taskforcë të Përbashkët të Migracionit. Qëllimi i kësaj nisme është koordinimi i veprimeve në kontrollin e migracionit, ndërtimi i baza të të dhënave dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta për të reduktuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar në këtë fushë”, u tha në njoftimin e Ministrisë.

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë Taskforcë të përbashkët dëshmon përkushtimin e qeverisë për sigurinë rajonale dhe për adresimin e sfidave të kriminale të migracionit. Ministri z.Xhelal Sveçla ka shprehur entuziazëm për takimin e ardhshëm që do të mbahet në Prishtinë, i cili është pranuar me shumë entuziazëm nga pjesëmarrësit”, u tha më tutje në njoftim.

Lidhur me këtë janë prezantuar edhe arritjet e deri tanishme të taskforcës, si dhe planifikimet e ardhshme të tyre.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit