Kurti në Francë kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës në Asamblenë Kombëtare të Francës, ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane, ku ka folur për zhvillimet demokratike, sigurinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, është ende në pritje të hapit të radhës. Kurti ka kërkuar statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka deklaruar se Kosova është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të vazhdojë procesin, ndërsa ka kërkuar ndihmën e Francës për sigurimin e një vendimi nga Këshilli Evropian.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet me Francën, marrëveshjet e nënshkruara në korrik dhe zhvillimet politike e stabilitetin institucional në rajon.

Të ngjashme

Të fundit