6.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Davies refuzon ultimatumin e Bayernit për kontratën e re, Reali po pret gati për peshkim

- Advertisement -

Bayern i ka ofruar marrëveshje të re Davies Alphonsos, dhe i ka kërkuar ultimatum që deri në dy javë të përgjigjet.

Në lidhje me ka reaguar agjenti i Davies, Nedah Househ, i cili e ka cilësuar këtë ultimatum të klubit gjerman jo të drejtë.

“Është e padrejtë të marrësh një ultimatum nga Bayerni. Ne do të vendosim se si të vazhdojmë në fund të sezonit kur të ketë më shumë qartësi për projektin dhe situatën”.

“Është e padrejtë që Alphonso po sulmohet pasi ishim afër një marrëveshjeje një vit më parë, më pas e gjithë drejtuesit e klubit u zëvendësuan. Ne nuk dëgjuam asgjë për shtatë muaj. Edhe pse u përpoqa gjatë kësaj kohe të kontaktoja vetë klubin dhe asgjë nuk ndodhi…”,  u shpreh Househ për BILD.

“Tani po na jepet ultimatum dhe supozohet të reagojmë brenda dy javësh sepse klubi është nën presion dhe iu desh shumë kohë për të ripozicionuar veten në menaxhim? Kjo nuk është vërtet e drejtë, për mendimin tim”.

“Është një kontratë shumë e rëndësishme në karrierën e Alphonso-s dhe ne duhet të marrim vendimin pa e ditur se kush do të jetë trajneri sezonin e ardhshëm… ose si duket skuadra. Ne mendojmë se është e padrejtë të reagojmë ndaj ultimatumit”.

Davies ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri në verën e vitit 2025 dhe deri më tani nuk ka pranuar të nënshkruajë ujdi të re.

Përndryshe, Real Madridi është në horizont dhe është duke pritur që të bëjë lëvizjen për kanadezin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit