GOAL: Gjermania po i humb talentet, Kosova po e fiton garën

- Advertisement -

Mediumi i njohur sportiv “Goal” ka publikuar një analizë për konkurrencën mes përfaqësueseve në sigurimin e futbollistëve me shtetësi të dyfishtë, duke evidentuar vështirësitë e Gjermanisë për t’i mbajtur talentet e saj.

Në këtë shkrim përmendet edhe Kosova, si një prej vendeve që po punon aktivisht për të afruar futbollistët me prejardhje shqiptare.

Në fokus të artikullit është Erblin Osmani, mesfushori i lindur në Munih, i cili vjen nga akademia e Bayern Munichut dhe së fundmi debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës.

“Mesfushori i lindur në Munih, Erblin Osmani, i cili erdhi nga sistemi i të rinjve të Bayern Munichut, debutoi së fundmi për Kosovën”, shkruan “Goal”.

Mediumi e anglez vlerëson edhe punën e Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjermani, duke theksuar se organizohen rregullisht kampe vëzhgimi pranë Frankfurtit për identifikimin e talenteve me shtetësi të dyfishtë.

Sipas “Goal”, këto aktivitete ndihmojnë në krijimin e një lidhjeje emocionale mes futbollistëve dhe përfaqësueseve.

Në artikull përmendet edhe roli i përzgjedhësit Franco Foda, i cili është gjerman dhe që së fundmi e bindi Osmanin të zgjidhte Kosovën.

“Ai e bëri Osmanin lojtarin më të ri ndërkombëtar në historinë e Kosovës. Te Bayerni, Osmani është gjithashtu lojtari i tretë më i ri në historinë e klubit”, thekson “Goal”.

Të ngjashme

Të fundit