Sunderlandi të paktën një muaj pa Xhakën

- Advertisement -

Lëndimi i kapitenit Granit Xhaka ka shqetësuar drejtuesit e Sunderlandit pasi mesfushori mund të qëndrojë jashtë fushës për më shumë se një muaj.

Xhaka u lëndua në minutën e katërt të ndeshjes me Chelsean kurse shkaku i këtij lëndimi nuk ka mundur të grumbullohet me Zvicrën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Te skuadra angleze po shpresojnë që Xhaka të jetë i gatshëm për lojë pas pushimit ndërkombëtar por thuhet se gjasat janë shumë të vogla.

Madje, raportohet se Xhaka pritet ti mungojë Sunderlandit në katër ndeshje kampionale, me Aston Villan, Tottenhamin, Liverpoolin dhe Newcastle Unitedin.

34-vjeçari po pritet të rikthehet në fushë dhe të jetë gati për lojë në mesin e muajit dhjetor dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe do të ndihet shumë te Sunderlandi, ekip që po lufton për mbijetesë.

Të ngjashme

Të fundit