4.2 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, reagon PDK: Pse Rama nuk po e krijon shumicën e re?

- Advertisement -

Ai ka thënë se PDK nuk e synon këtë pozitë.

“PDK nuk synon pozitën e Kryesuesit. PDK nuk e dëshiron bllokimin e qytetit, përkundrazi mezi po pret të rikthehet normaliteti e të bëjmë opozitën. Prandaj, gjeni zgjidhjen e krijoni shumicën e re!”, ka shkruar Retkoceri.

Ai  tha se me votën pro shkarkimit të kryesuesit, PDK edhe një herë po i kap rrugë krijimit të shumicës së re në Kuvendin e Prishtinës.

“Sot, më 27 shkurt, grupi i PDK në Kuvendin Komunal të Prishtinës votoi pro propozimit për shkarkimin e kryesuesit. Kështu, edhe një herë po duam të hapim rrugë e të bëjmë thirrje për krijimin e shumicës së re që zgjedh përfaqësuesin e ri për Kryesues/e.Në vend se të na tregonte shumicën e re e të ecim tutje me punën e Kuvendit, Përparim Rama hyri e doli në seancë pa asnjë zgjidhje. Përkundrazi, na u drejtua me një fjalim puro politik, plot hipokrizi e pa saktësi. Na përmendi që duhet të punojmë bashkë, të tejkalojmë egot, të lëjmë lojërat politike e të bëhemi “një”. Shpejt harroi që ishte po ai që nuk deshi të bëjë asnjërën.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Pse Përparim Rama nuk po e krijon shumicën e re?
Më 2 shkurt, Përparim Rama filloi revanshin publik me shkarkim të një pjese të ekzekutivit të PDK pasi mbajtëm qëndrimin tonë kundër këmbimit të pronave në Badovc.

Më 8 shkurt, pasi shfuqizuam vendimin për këmbimin e atyre pronave, zgjodhëm të shkëpusim koalicionin dhe të hapim rrugë për krijimin e shumicës së re.

Sot, më 27 shkurt, grupi i PDK në Kuvendin Komunal të Prishtinës votoi pro propozimit për shkarkimin e kryesuesit. Kështu, edhe një herë po duam të hapim rrugë e të bëjmë thirrje për krijimin e shumicës së re që zgjedh përfaqësuesin e ri për Kryesues/e.

Në vend se të na tregonte shumicën e re e të ecim tutje me punën e Kuvendit, Përparim Rama hyri e doli në seancë pa asnjë zgjidhje. Përkundrazi, na u drejtua me një fjalim puro politik, plot hipokrizi e pa saktësi. Na përmendi që duhet të punojmë bashkë, të tejkalojmë egot, të lëjmë lojërat politike e të bëhemi “një”.
S

hpejt harroi që ishte po ai që nuk deshi të bëjë asnjërën.

PDK nuk synon pozitën e Kryesuesit. PDK nuk e dëshiron bllokimin e qytetit, përkundrazi mezi po pret të rikthehet normaliteti e të bëjmë opozitën. Prandaj, gjeni zgjidhjen e krijoni shumicën e re!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit