Zgjatja e sheshit në Kryeqytet, mes mbështetjes dhe frikës nga tollovia

- Advertisement -

Shumë shpejt, hapësira për këmbësorë që të çon te Posta e Madhe në Kryeqytet, do të jetë më e gjerë.

Kjo pasi e gjithë zona nga “Xhorxh Bushi” në kryeqytet e deri te Posta e Madhe në Ulpianë, do të shndërrohet në shëtitore, raporton Klan Kosova.

Për këtë, tashmë janë paraparë mbi 7 milionë euro në buxhetin e Prishtinës për vitin e ardhshëm që mori aminin të martën.

Këtë lajm e kanë dëgjuar edhe prishtinasit që thonë se e mirëpresin investimin komunal.

E ankesat e një qytetari për trafikun i mbështet edhe eksperti i komunikacionit, Nol Deda.

Ai pohon se për të mos ardhur deri në këtë pikë, duhet të këtë investime në projekte të tjera.

Zëra kundër ka pasur edhe për mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush” më 2022 me arsyetimin se kjo do të shkaktonte tollovi në qytet.

Të ngjashme

Të fundit