Spanja ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve.
Kampionët evropian dhe botëror, mposhtën Çekinë në Oviedo me rezultat bindës 3-1, duke vazhduar kështu dominimin e tyre.
Golat e ndeshjes i shënoi Yamal, Rodri dhe Merino, ndërsa të vetmin për mysafirët e realizoi Jiri Plama.
Spanja, kryeson tabelën me 9 pikë ndërsa Çekia mbetet e fundit pa asnjë.






