Kosova rrezikon humbjen e 165 milionëve nga Plani i Rritjes

- Advertisement -

Milionat e Bashkimit Evropian pritën gjatë, por koha për to po soset.

Pasi Kosova i humbi 50 milionë euro në qershor nga Plani i Rritjes, tash po rrezikon të mbetet edhe pa mbi 165 milionë të tjera, nëse reformat nuk përmbyllen deri më 31 dhjetor, dhe atë nga institucionet me mandat të rregullt, raporton Klan Kosova.

Qemajl Marmullakaj nga IKD thotë se disa nga kushtet, është vështirë të zbatohen në situatën që ndodhet vendi.

Përveç dëmit financiar, ky dështim vlerësohet se mund të ia prish edhe imazhin shtetit.

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, pati thënë se tetë nga reformat kërkojnë miratimin e projektligjeve. Aty ishte bërë të ditur se nëse Kuvendi do të jetë funksional, mjetet nuk do të humben.

Të ngjashme

Të fundit