7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

RTK: Serbia vendos sërish barriera për prodhimet kosovare

- Advertisement -

Transmetuesi publik ka raportuar se shteti serb sërish ka vendosur barriera jotarifore ndaj prodhimeve kosovare.

Vendimi i fundit i autoriteteve serbe është që çdo produkti që hyn në këtë shtet nga Kosova, duhet t`’i bëhet analiza laboratorike dhe deri në marrjen e analizave, produktet duhet të bllokohen në depot doganore.

Prodhuesit thonë se ky vendim i Serbisë është i papërballueshëm dhe se vjen në një moment kur ka një rritje të eksporteve në këtë shtet.

Serbia ka vendosur sërish barriera ndaj prodhimeve kosovare. Pronari i fabrikës së vajit në Kosovë, Berat Mustafa, thotë se ka disa javë që autoritetet serbe kanë vendosur procedura burokratike të pajustifikueshme.

Konkretisht sipas tij, çdo kamion me vaj që eksportohet në Serbi, është e detyruar që t’u bëjë analizë laboratorike dhe deri në marrjen e rezultateve po u bllokohen produktet me javë të tëra në depo.

Mustafa pohon se i ka njoftuar institucionet e Kosovës për këtë situatë dhe kërkon reagim të shpejtë nga shteti.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë se kjo  barrierë e Serbisë duhet sa më parë të eliminohet.

“Po jemi të njoftuar për pengesat e tilla që u bëhen prodhueseve të Kosovës. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës e kemi ngritur këtë çështje në takimet rajonale që i kemi në kuadër të Ballkanit Perëndimor WB6, të Forumit Investiv të Odave, në prezencë të zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe kërkojmë që sa më shpejt të eliminohen. Këtë çështje do ta ngritim edhe në takimet e radhës për t’i eliminuar të gjitha pengesat që u bëhen prodhimeve kosovare. Sikur Kosova që nuk u bën pengesë importeve të mallrave të huaja në tregun tonë, edhe prodhimet tona duhet ta kenë të njëjtën qasje pa pengesa në tregun e rajonit”, ka thënë Rafuna.

Televizioni ka pyetur Ministrinë e Industrisë për këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Prodhuesit vendorë kërkojnë reagim të shpejtë nga shteti i Kosovës për këtë situatë të krijuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit