6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Lekaj: Kurti bën deklarata demagogjike për mërgatën se frikësohet nga zgjedhjet

- Advertisement -

Kryeministri Kurti sot ka bërë një deklaratë të çuditshme, duke thënë se rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës, shtimin e energjisë dhe ngritjen e arsimit.

Në lidhje me ketë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj në një përgjigje për gazetën Nacionale, tha se Kurti e ka zhgënhyer Mërgatën.

Kurti zhgënjeu Mërgatën e cila e bëri Kryeministër Mërgata jonë është vlera dhe bazamenti i shtetit tonë. Kjo mërgata është ajo që ja dha besimin, dhe e sjelli në pushtet si Kryeministër.Por, fatkeqësisht z.Kurti po bënë tre vite në pushtet dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim e fjalë për Qeverisje të mirë e Qeverisje të suksesshme siç e dëshiron Diaspora”, tha fillimisht Lekaj.

Tutje, ai i numëroi premtimet e parealizuara të kryeministrit Kurti.

Kurti nuk e bëri bashkimin kombëtar, nuk e bëri zhvillimin ekonomik, nuk solli investime nga jashtë, nuk përmisoi mirëqenien e qytetarëve, nuk bëri investime kapitale, nuk ngriti pagën minimale, nuk e bëri sigurimin shëndetësor, nuk e rregulloi gjendjen e sektorit privat, etj.

Të gjitha këto janë argumente dhe dëshmi që Kurti zhgënjeu mërgatën e cila e bëri Kryeministër, dhe kjo është dëshprim për ata e për ne që jetojmë në Kosovë”, tha ai.

Deputeti tha se se këto deklarata demagogjike Kurti i bën pasi frikësohet nga zgjedhjet e mundshme.

Kryeminstri përkundër kësaj, duke u frikësuar nga zgjedhje të mundshme, po bën demagogji e thënje populiste ndaj Diasporës, por realiteti është ndryshe sepse Diaspora e ka kuptuar të vërteten se si po qeverisë vendin”, tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit