10.4 C
New York
Saturday, November 28, 2026

Buy now

Thaçi uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht

- Advertisement -

Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook, është publikuar një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë mesazh është rikthyer një deklaratë e mëhershme e Thaçit, në të cilën ai e kishte cilësuar këtë datë si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Thaçi, në mesazhin e tij, kishte përmendur figura të rëndësishme të historisë shqiptare, nga Skënderbeu e Ismail Qemali, te Isa Boletini dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Tutje, në mesazh është përfshirë edhe urimi i Thaçit për shqiptarët, së bashku me besimin e tij se festat e ardhshme të nëntorit do t’i kremtojë së bashku me ta.

“I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”, thuhet në mesazh.

Fotografia e përzgjedhur për publikimin në faqen e tij është nga një takim i mëhershëm i Thaçit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”, thuhet më tej në mesazhin e publikuar në emër të Hashim Thaçit.

Ndërkaq, fotografinë e ka përzgjedhur nga një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

 

Të ngjashme

Të fundit