Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta instaluar muralin e Nënë Terezës në objektin e Ministrisë së Ekonomisë dhe se kjo duhet të bëhet.
Ai ka akuzuar sërish Qeverinë se po i bllokojnë projektet e ligjshme të kryeqytetit, për të cilat kanë vendosur asamblistët, si përfaqësues të qytetarëve.
“Punëtorët e kanë urdhrin për ta instaluar muralin e nëse provojnë jashtëligjshëm, atëherë normal që do të ballafaqohemi me ta”, tha Rama në një konferencë për media që e thirri sot në sheshin “Zahir Pajaziti”.
I pari i Prishtinës tha se ky projekt është i ligjëshëm dhe se ka marrë aprovimin në Asamblenë Komunale.
“E ka marrë lejen dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore. Tash po tentohet që në mënyrë joligjore të bllokohet instalimi i këtij murali. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme. Pra, kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni parë tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit. Pra kush janë këta njerëz që lëshojnë urdhra kundër vullnetit të popullit, kundër vendimit të asamblesë, të cilët janë reprezentues të qytetarëve të kryeqytetit, të popullit tonë, e dikush nga lart qenka këtu që po jep urdhër me e ndal këtë projekt madhor për kryeqytetin”, ka thënë ai.
Ministria e Ekonomisë dje në reagim tha se Komuna e Prishtinës ka dhënë pëlqim “për ndërhyrje në një objekt që nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të saj, pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse”.
Policia e Kosovës mbrëmë ka ndalë punimet për këtë mural, ndërsa Rama tha se kishte marrë “urdhër nga lart”.
Ai i kishte kërkuar policisë të sqaronte publikisht dhe ta identifikojë personin që dha urdhrin.
Sipas Ramës, murali për Nënë Terezën u parapa të jetë një dhuratë për kryeqytetin për 28 Nëntorin.
Krah Ramës në konferencë ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, i cili tha se për vendosjen e muralit janë marrë pesë vendime zyrtare nga institucionet e nivelit lokal.
Retkoceri ka thënë se Komuna e Prishtinës ka dhënë të gjitha pëlqimet për realizimin e projektit dhe se do të prezantojë dokumentacionin përkatës.
“Ani pse këtu do të duhej të ishim me shpalosjen e mozaikut të Nënës Terezë ashtu siç ka qenë e njfotuar nga autori i cili e ka bahskëngjit një projekt ku ka këkruar nga komuna e Prishtinës mbëhstetje dhe ëktu do tu prezantojë të gjitha faktet dhe dokumentet që janë plot pesë vendime zyrtare nga insittucionet e nivelit local të cilat I kanë marrë të gjitha pëlqimet për vendosjen e ëktij murali.“Të jemi të qartë Komuna e Prishtinës administron dhe jep pëlqime dhe lejet ëpr të gjitha fasadat e objekteve në kryeqytet në bazë të rregullores dhe legjislacionit në fuqi”, ka thënë ai.






