Aeroporti i Prishtinës vishet kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

- Advertisement -

Në prag të festës së 28 Nëntorit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është zbukuruar me flamuj kombëtarë kuq e zi, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke i dhënë hapësirës një pamje të veçantë në këtë ditë me rëndësi të madhe për shqiptarët, raporton Scanner.

Flamujt kuqezi, simbol i identitetit, historisë dhe krenarisë kombëtare, së bashku ne flamujt e Kosovës janë vendosur në hapësirat e aeroportit, duke përcjellë mesazhin e festës edhe për udhëtarët që vijnë dhe largohen nga Kosova.

Në prag të 28 Nëntorit, festës që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen, ngjyrat kuq e zi sjellin atmosferën e krenarisë dhe të përkatësisë kombëtare edhe në njërën prej pikave kryesore të hyrjes dhe daljes nga vendi.

Të ngjashme

Të fundit