12.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Për dy ditë 32 gjoba për shkelje të ligjit për duhanin

- Advertisement -

Janë nisur drejt lokaleve gastronomike në qytetin e Prizrenit.

Ky është njëri ndër 12 ekipet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të premten ia mësynë kafiterive në gjithë këtë rajon.

Për qëllim kishin inspektimin për të parë nga afër nëse po zbatohet apo jo ligji për kontrollin e duhanit brenda hapësirave publike.

Aksioni nisi në një qendër tregtare ku ka frekuentim më të madh të njerëzve, duke vazhduar më pas edhe në qendrën e qytetit.

E këtë ligj thonë se po e zbatojnë pronarët e këtyre lokaleve, teksa një të tillë e mirëpresin edhe qytetarët.

Ndërsa kryeinspektori i Prizrenit tregon gjobat që janë shqiptuar gjatë këtyre kontrolleve që janë vazhdimësi e ditës së enjte.

Kurse zëdhënësi i AUV-it tregon se inspektime të vazhdueshme janë duke u bërë në gjithë vendin.

Teksa potencon se numri i vogël i inspektorëve mbetet sfidë në ushtrimin e detyrës së tyre.

Gjobat për këtë shkelje variojnë nga 500 deri në 3 mijë e 500 euro.

Të tilla që nga fillimi implementimit të këtij ligji në gjithë vendin janë shqiptuar rreth 500 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit