Opinion
Komuna e Drenasit, e udhëhequr nga PDK, në vazhdimësi është kampione e qeverisjes së mirë në nivel nacional. Edhe sivjet presim të jemi kampion.
Fitores së PDK-së në Drenas për zgjedhje nacionale, ashtu sikur edhe për zgjedhjet lokale, normalisht i prin Kryetari saj, i cili nuk njeh humbje as nuk njeh disfata. Kjo ndoshta nuk ju pëlqen disave të cilët duan të marrin barrën që nuk mund ta bartin.
PDK në Drenas, ka tërë kapacitetin për ta drejtuar fushatën, për të organizuar bastionin për fitoren e madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Qytetarët e komunës së Drenasit, e panë në vepër qeverinë aktuale. Ndryshimi i kësaj qeverisjeje me Kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamzën, është e pashmangshme.
Në materialet e lidhura me zgjedhjet, shkruan se “Struktura e Degës dhe nëndegëve duhet të jenë sa më aktivë dhe të fillojmë sa më parë të formojmë shtabet dhe nënshtabet. Shefat e shtabeve parimisht duhet të jenë kryetarët e degëve. Është paraparë edhe një zëvendës në rastet kur kryetari i hyjnë garës të ruhet kontinuiteti i punës në shtab.
Si kryetar komune, kryetar i Degës së PDK-së dhe themelues i PDK-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit pa dallim, të jenë gati për unitet qytetar drejt fitores, nuk kemi kohë për të humbur.
Shtabin zgjedhor, ashtu sikur praktika deri më sot, e udhëheq kryetari i degës, njëherësh edhe kryetari i komunës, duke mos e anashkaluar profilin apo fuqinë politike të kujtdo qoftë.
Pres përkrahje të pa rezervë, për ta vulosur fitoren tonë. Vota e PDK-së, sipas viteve, ka mbetur e palëkundur, përkundër ndryshimit të aktorëve opozitarë. Iniciativat para zgjedhjeve janë në modë dhe jetëshkurtër bashkë me iniciuesit e tyre.
As në këto zgjedhje nacionale, fitorja e PDK-së në Drenas nuk mund të ndalet nga askush e as nga keqbërësit që e zmadhojnë veten nëpërmjet servilizmit. Mirëpres përkrahjen për secilën votë, duke mos anashkaluar arritjet tona, organizimin dhe optimizmin e fitores të cilën jemi gati ta realizojmë.
Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit pa dallim partie të jenë gati për fitoren e madhe të PDK-së, duke iu bashkuar fuqizimit të votës për Bedri Hamzën kryeministër. Pres që eksperimentet me votën nga zgjedhjet e kaluara, nuk do të duhej të përsëriten. Ato nuk prodhuan asnjë efekt pozitiv për shtetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. PDK ka qëndruar më lartë se të gjitha partitë tjera së bashku, ashtu do të vazhdojë.
E di se me dhjetëra profile të rrejshme do të zgjohen nga gjumi dhe do t’i japin zor ta pengojnë organizimin tonë, punën tonë në terren, do të shesin mjegull e propagandë, por nuk mund ta ndalin fitoren e PDK-së në Drenas. Edhe një herë po e përsëris, Dega e PDK-së është e hapur për bashkëpunim pa ngrit dilema për raportet tona në të kaluarën politike.
Nuk kam pritur e as pres të më duan të gjithë, ashtu siç unë kam rezervat e mia kur bëhet fjalë për disa individë, por, për hir të PDK-së dhe unitetit, i kam tejkaluar dhe i tejkaloj çështjet personale.
PDK është shpirti i zhvillimit të shtetit, shtetësisë dhe nivelit lokal. Çdo qytetar i komunës së Drenasit pa dallim, duhet të jetë pjesë e fitores që na pret. Më 9 shkurt, do ta kremtojmë të gjithë së bashku fitoren e merituar të Bedri Hamzës në krye me më të dëshmuarit, më të përkushtuarit dhe më meritorët në PDK dhe zhvillimin e komunës së Drenasit. Nuk kemi kohë për të humbur!
https://www.facebook.com/share/CbkYCLzNwUjpnrnc/?mibextid=WC7FNe