17.6 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Ramadani: E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve

- Advertisement -

Ish-kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër pushtetin lidhur me ofendimet që po i’u bëhen çlirimtarëve nga eksponentë të kësaj partie.

Nê një postimi në ‘Facebook’, Ramadani ka shkruar se nuk u ka mbetur asgjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht në motive kombëtare.

“E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve! Duket që nuk u ka mbetur gjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht në motive kombëtare.

Atyre që e kanë oborrin me varreza të familjarëve e bashkëluftëtarëve. Atyre që në trup kanë dhjetëra plagë që ua shkaktoi Serbia.”– ka thënë ai.

Ai tutje bëri thirrje që të ndalen këto veprime siç i quajti ai ‘budallaqe’.

“Fyerjet nuk ia rrisin besueshmërinë. Veç dëshmojnë çmendurinë që i kaplon kur ndihen në siklet!

Ndalini more këto budallëllaqe!

Shkoni hapeni Urën “me NATO-n a pa NATO-n, me KFOR-in a pa KFOR-in”! Idiotë të Dobishëm!”– tha ai

POSTIMI I PLOTË:

E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve!

Duket që nuk u ka mbetur gjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht në motive kombëtare.
Atyre që e kanë oborrin me varreza të familjarëve e bashkëluftëtarëve. Atyre që në trup kanë dhjetëra plagë që ua shkaktoi Serbia.
Telallët e asgjës janë kthyer në sulm brenda Kosovës.
Kjo as nuk është mënyra e oponencës, as nuk ia mbush mendjen kujt. Përkundrazi, të irrituar njerëzit nga këta edhe i përqeshin, edhe i nënçmojnë.
Fyerjet nuk ia rrisin besueshmërinë.
Veç dëshmojnë çmendurinë që i kaplon kur ndihen në siklet!
Ndalini more këto budallëllaqe!

Shkoni hapeni Urën “me NATO-n a pa NATO-n, me KFOR-in a pa KFOR-in”!
Idiotë të Dobishëm!

Shpërndaje

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit