29.5 C
New York
Monday, July 15, 2024

Buy now

Ramiz Lladrovci: Guximi është tharmi i çdo fitoreje!

- Advertisement -

Opinion

Ankesat nuk kanë qenë as traditë e as pjesë e karakterit tonë. Në ditët më të vështira për Kosovën, 1998-99 kur na rrezikohej qenia biologjike, ne thjeshtë duke mos u dorëzuar para okupatorit bëmë që bota demokratike nga skeptike për atë çfarë po ndodhte në Kosovë, të shndërrohet në aleate e jona.

Ankesa për sigurinë, nuk zgjidh gjë. Aleanca, partneriteti dhe harmonizimi me aleatët nuk ka qenë as nuk është dobësi. Koordinimi me aleatët për veprime konkrete të sigurisë apo të diplomacisë dhe harmonizim me aleatët ashtu sikur në ditët e luftës tonë të lavdishme deri në çlirim, shtetformim e shtetndërtim, është rrugë e njohur, e duhur.

Ne fituam, sepse, ishim në rrugë të drejtë, duke zhvilluar luftë të drejtë çlirimtare, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, UÇK kishte aleatë. UÇK ndërtoi aleancë dhe besim në Amerikën, NATO-n dhe BE-në dhe asnjë herë nuk u tradhtuan premtimet e dhëna aleatëve. Guximi është tharmi i çdo fitoreje!

https://www.instagram.com/p/Cz4QzsgtDdR/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit