QKMF në Fushë Kosovë pa material për analiza

- Advertisement -

Që nga qershori, në Fushë Kosovë nuk mund të bëhen analizat e plota të gjakut, për shkak të mungesës së materialit. Nga QKMF thonë se një gjë e tillë iu pamundësua nga operatori ekonomik.

Në muajin qershor, Safete Jashari i ishte drejtuar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë për të bërë analiza të plota të gjakut.

Por një gjë e tillë, asaj i ishte pamundësuar.

Kjo për shkak se hemogrami nuk mund të bëhej aty.

Kësisoj ajo ishte detyruar t’u drejtohej institucioneve private shëndetësore.

“Kemi qenë, na kanë thënë nuk kemi mjete për hemogram, e kemi lanë masi nuk ka, kemi shku në privat, çka më bo, kur po i kanë po i kryejmë, kur nuk po kanë po duhet me shku në privat”, deklaroi Safete Jashari, qytetare e Fushë Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit