Mbyllet me sukses kampi treditor i Kombëtares U17, ku morën pjesë 40 futbollistë nga Diaspora, të gjeneratës 2010

- Advertisement -

🇽🇰 U mbyll me sukses kampi treditor i Kombëtares U17, ku morën pjesë 40 futbollistë nga Diaspora, të gjeneratës 2010.

Përzgjedhësi Arbnor Morina vlerësoi se kampi ishte një mundësi e rëndësishme për identifikimin dhe vlerësimin e talenteve të rinj, duke theksuar se disa prej tyre kanë treguar potencial premtues për të ardhmen.

Të gjithë futbollistët e përfshirë në kamp do të jenë pjesë e databazës së FFK-së dhe do të vazhdojnë të monitorohen nga skautët dhe përmes platformave të dedikuara, me synimin që në të ardhmen të fitojnë mundësinë për të përfaqësuar Kosovën.

💙 “Punoni me përulësi dhe prisni momentin tuaj. Të gjithë jeni pjesë e Kombëtares së Kosovës”, ishte mesazhi i Morinës për talentet e rinj.

👏 Kampin nga afër e ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Të ngjashme

Të fundit