Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i i cili ishte i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Kurti tha se takjimi shkoj në mënyrë konstruktive.
“Takimi shkoj në një atmosferë konstruktive. Diskutuam çështje të zhvillimeve politike dhe orarin për formimin e institucioneve për legjislaturën e 11-të. Kemi kohë për formimin e institucioneve edhe disa javë. Nuk ka temë që nuk e diskutuam. Ende nuk kemi ndonjë të arritur që mund ta ndajë me juve këtu”
Përderisa, Kurti është shoqëruar për në takim nga Hekuran Murati, Abdixhiku, ka shkuar në takim nën shoqërinë e ish-presidentes, Vjosa Osmani.
Kurti në takim shoqërohej nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati derisa Abdixhiku nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Kurti gjatë ditës së djeshme përmes një ftesë publike kërkoi të takohet me kryetarët të e partive të ish-opozitës për të diskutuar veprimet rreth formimit të institucioneve të reja.
Gjatë ditës, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Pas përfundimit të takimit, Kurti e ka cilësuar bisedën si konstruktive, por ka bërë të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve.
Nga ana e tij, Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt fitues i zgjedhjeve.
Ndryshe, Aleanca e drejtuar nga Ardian Gjini ka refuzuar që të takohet me kryeministrinë në detyrë.






