20.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Prishtina e mund Llapin, Drita merr fitore të vështirë ndaj Ulpianës

- Advertisement -

Prishtina ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, duke e mposhtur Llapin 2:1. Në ndeshjen tjetër, Drita u desh të “djersitej” mjaft shumë për të marrë tri pikët në udhëtim ndaj Ulpianës.

Pjesa e parë e derbit mes Prishtinës dhe Llapit u mbyll pa gola, teksa në të dytën bardhekaltrit shënuan dy herë, kurse llapjanët një herë.

Fillimisht Besnik Krasniqi realizoi në minutën e 48-të, kurse në të 65-tën ishte Endrit Krasniqi që dyfishoi shifrat.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë përmes Drilon Fazliut në minutën e 78-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, gjashtë më pak se Llapi që gjendet në vendin e katërt.

E ndeshja më dramatike u zhvillua në Lipjan, atje ku Drita e mposhti 2:3 Ulpianën.

Në minutën e pestë, Drita kaloi në epërsi përmes Muharrem Jasharit, i cili u asistua nga Marko Simonovski.

Nuk vonoi shumë dhe Ulpiana u kundërpërgjigj përmes Ermir Rezit, pas një aksioni të bukur.

Në të 25-tën, Marko Simonovski riktheu epërsinë e mysafirëve, kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë Akil Makolli barazoi sërish shifrat.

Ishte minuta e 59-të kur Marko Simonovski në top formë shënoi për rezultatin përfundimtar.

Kështu, Drita më këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 49 pikë, aq sa ka edhe Gjilani me një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Ulpiana mbetet e parafundit me 24 pikë të grumbulluara. /Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit