15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Manchester United mposhtet bindshëm nga Crystal Palace

- Advertisement -

Manchester United ka pësuar humbje turpëruese ndaj Crystal Palace, për të minimizuar edhe më shumë shanset për kualifikim në një garë evropiane.

Skuadra e Erik ten Hag u mposht në udhëtim, teksa ndeshja i takoi javës së 36-të në Premierligë.

“Shqiponjat” triumfuan me rezultatin e thellë 4:0.

Michael Olise, në minutat 12 dhe 66 , Jean Philippe Mateta në të 40-të dhe Tyrick Mitchel në të 58-tën shënuan golat e fitores për vendasit.

Crystal Palace pas kësaj fitore ka 43 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë.

“Djajtë e Kuq”, mbeten në kuotën e 54 pikëve duke u renditur në pozitën e tetë.

Për United-in ishte kjo ndeshja e dytë rresht pa fitore, pas një barazimi në paraprak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit