15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kryeziu: Kurti të sillet si kryeministër i Kosovës, jo i Vetëvendosjes

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, duke komentuar deklaratën e fundit të Kurtit, se nuk do ta bëjë Asociacionin si kusht për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ka thënë se kryeministri duhet të jetë më serioz në situata të caktuara.

Ai ka thënë se Kurti duhet të mendojë si kryeministër i vendit e jo si i Vetëvendosjes.

“Kurti duhet të mendojë se nuk është kryeministër i Vetëvendosjes, por edhe i atyre që nuk ja kanë dhënë votën dhe me fol si burrë shteti, me qenë me seriozë. Lideri duhet të jetë me serioz në situata ta caktuara. Asociacioni është miratuar në Kuvend dhe Qeveria është e detyrueshme ta zbatojë”, ka thënë Kryeziu në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se kryeministri duhet të jetë më fleksibil dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Asociacionin.

Kryeziu ka thënë se beson se Kurti do ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa, ish-zëvendësministri i Brendshëm, Selam Shkodra, ka thënë se kushti për themelimin e Asociacionit për anëtarësim në KiE është i padrejtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit