15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vazhdon shkëlqimi i Edon Zhegrovës, i shënon gol fantastik Lyonit

- Advertisement -

Ndonëse nuk e filloi ndeshjen nga minuta e parë, ylli kosovar i Lilles, ka shënuar një gol fantastik ndaj gjigantit francez Lyon.

Zhegrova nuk ishte nga minuta e parë në fushë, por hyri në minutën e 26-të pas lëndimit të Yusuf Yazicit.

Lille ishte duke fituar 1:0 në ato momente me golin e Diakites që u shënua në minutën e 21-të, ndërsa fantastiku kosovar shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e 37-të për 2:0.

Ky është goli i gjashtë këtë sezon në Ligue 1 për Zhegrovën, që ka edhe gjashtë asiste, statistika këto që kanë bërë që Lille të rënditet në vendin e tretë dhe është shumë afër ta sigurojë një vend në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit