Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.
Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.
Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.