Hisen Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka vlerësuar se nuk ka qenë e nevojshme të diskutohet çështja e kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, pasi, sipas tij, është dashur të ndërmerret një iniciativë për zhbërjen e këtij institucioni.

Ai ka thënë se mbrojtja e përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lidhet me mbrojtjen e së vërtetës historike, dinjitetin e luftës së UÇK-së dhe interesat kombëtare të Republikës së Kosovës.

“Unë mendoj se kthimi i ligjit nuk është kurrfarë fitore. As edhe ndryshimi i disa dispozitave nuk është ndonjë zgjidhje për një problem që buron nga vetë ekzistenca e Dhomave Speciale”, ka deklaruar Berisha në emisionin “Infonata” në Tëvë1.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës që zgjati gati 12 orë, nuk janë zhvilluar diskutime rreth Ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale.

Kjo për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallë për të kaluar nga pika e rendit të ditës për energjinë, tek ajo për ligjin.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se për datën se kur do të vazhdojë kjo seancë do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë.

Të ngjashme

Të fundit