Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

- Advertisement -

Juristi Kadri Kryeziu ka vlerësuar se Ligji për Dhomat e Specializuara është dashur të amandamentohet, në mënyrë që të korrigjohen disa gabime që, sipas tij, janë bërë gjatë hartimit të tij.

Kryeziu vlerëson se hartuesit e ligjit nuk e kanë marrë parasysh mënyrën se si do të zbatohet ai dhe cilat institucione do të jenë përgjegjëse për zbatimin e tij.

“Fryma e ligjit e përshkruan substancën e ligjit, efektet. Çfarë efekti duhet të ketë dhe çka është më kryesorja. Po më duket që s’kanë menduar asnjëherë se kush duhet ta zbatojë ligjin dhe si zbatohet ky ligj”, ka deklaruar Kryeziu për emisionin “Këndi i Debatit” në Twvw1.

“Ligji mbi Dhomat e Specializuara është ligj kushtetues dhe ka mundësi të amandamentohet për t’i përmirësuar disa gabime drastike që kanë ndodhur”, ka deklaruar Kryeziu.

Të ngjashme

Të fundit