Deklarata e Rashiq për Asociacionin, Qeveria e Kosovës dhe “Lista e Studentëve” tregojnë pozicionet e tyre

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur pozicionin e tyre sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi ministri Nenad Rashiq kishte thënë se sheh më shumë gatishmëri që Qeveria e Kosovës të lëviz drejt themelimit, pas ndryshimeve politike në Serbi dhe përmbysjes së Aleksander Vuçiqit pas 14 vitesh pushtet.

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë REL-it se prioritet mbetet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit, së bashku me nënshkrimin e saj si garanci juridike për zbatim.

“Pozicioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës është i qartë tash e sa kohë. Për ne është shumë më rëndësi zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit, së bashku me nënshkrimin e asaj marrëveshjeje si garanci juridike për zbatim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Derisa nga “Lista e Studentëve” lidhur me këtë çështje kanë deklaruar se do të marrin qëndrim vetëm pas krijimit të Qeverisë së re dhe shqyrtimit të gjendjes së deritanishme.

“Këto janë çështje të rëndësishme për të cilat qeveria e re do të deklarohet vetëm pasi të jetë formuar dhe të ketë shqyrtuar dokumentet dhe gjendjen e deritanishme”, kanë thënë ata për REL.

Të ngjashme

Të fundit