FIFA ka konfirmuar 12 stadiumet që do të presin ndeshjet për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet verën e ardhme.
Turneu, i planifikuar të fillojë më 15 qershor, do të zhvillohet në SHBA dhe tashmë ka ndezur polemika për formatin e tij.
SHBA, që gjithashtu do të presë e Kupës së Botës në vitin 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë, do të ofrojnë 12 stadiume për turneun.
Rreth 32 skuadra do të garojnë në 63 ndeshje në 12 impiante për të fituar titullin e kampionëve të Kupës së Botës për Klube.
Stadiumet e zgjedhur shkojnë nga kapacitete prej 20,000 vendesh deri në 88,500.
Ndeshjet do të zhvillohen në qytetet ikonë të SHBA-së si Los Angeles, Nashville dhe Washington D.C.
Stadiumi më i vogël që do të përdoret është Audi Field në Uashington D.C. me 20 mijë vende.
Vetëm tre impiante të tjera që përdoren vetëm për ndeshjet e MLS do të përdoren për Botërorin e Klubeve, Stadiumi TQL në Cincinnati; Geodis Park në Nashville, Tenesi; Stadiumi Inter&Co në Orlando.
Ndërsa gjashtë stadiume të NFL do të përdoren nga bota e futbollit këtë verë – duke përfshirë dy super stadiume prej 1.2 miliardë sterlinash.
Si stadiumi Mercedes-Benz, shtëpia e Atlanta Falcons, ashtu edhe stadiumi MetLife, shtëpia e New York Jets dhe New York Giants, do të presin ndeshje për turneun, transmeton telesport.
Stadiumi më i madh do të jetë ai ikonë Rose Bowl në Kaliforni.
Ish-stadiumi olimpik ka një kapacitet prej 88,500 vendesh dhe ka mbajtur një rekord prej 106,869 tifozësh në të kaluarën.
Arena e pabesueshme e ngjashme me Koloseumin njihet si një pikë referimi Historike Kombëtare në SHBA.