Holanda ka shënuar një fitore spektakolare 7-0 ndaj Greqisë në Grupin A2 të Ligës së Kombeve, në përballjen mes dy skuadrave që deri në këtë ndeshje nuk kishin pësuar humbje.
Protagonisti kryesor ishte Tijjani Reijnders, i cili realizoi “hat-trick” në pjesën e parë, duke i dhënë Holandës epërsi të trefishtë që në minutën e 19-të.
Crysencio Summerville e hapi serinë e golave në minutën e gjashtë, pas një gabimi të mbrojtësit grek Konstantinos Mavropanos, ndërsa Reijnders shënoi dy herë radhazi për 3-0.
Mesfushori holandez e kompletoi “hat-trickun” para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Jurrien Timber realizoi për 5-0, duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e kombëtares.
Në pjesën e dytë, Timber shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 59-të, ndërsa Donyell Malen vulosi rezultatin 7-0 vetëm dy minuta më vonë.
Me këtë fitore bindëse, Holanda konfirmoi forcën e saj në grup, por ende duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për ta siguruar vendin e parë, pasi përparësi në rast barazimi pikësh kanë përballjet direkte.






