Gazetarja e N1, Sanja Sovrlic, i ka reaguar ish-presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ai ka folur rreth vizitës së “Listës së Studentëve” në Kosovë duke aluduar se Albin Kurti i ka lejuar ata por jo edhe atë gjatë kohës sa Vuçiq ishte në pushtet.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar gazetarja e N1, Sanja Sovrlic.
Ajo e ka quajtur si një manipulim deklaratën e Vuçiq, duke thënë se anëtarët e “Listës së Studnetëve” nuk janë ende zyrtarë të shtetit të Serbisë dhe se marrëveshja qa ekziston mes dy shteteve është për zyrtarët e shtetit.
“Le ta sqarojmë këtë manipulim: pretendimin se Kurti nuk e lejon atë të hyjë në Kosovë, ndërkohë që ka lejuar Listën Studentore të hyjë në Kosovë.Marrëveshja për vizitat zyrtare është arritur në vitin 2014. Përfaqësuesit e Listës Studentore (ende) nuk janë zyrtarë”, ka shkruar ajo.






