Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në Prishtinë homologun e tij nga Izraeli, Moshe Zuares.
Në kuadër të darkës tradicionale para ndeshjes Kosovë–Izrael, Ademi ka bërë të ditur se kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy federatave dhe zhvillimin e futbollit.
Ai ka shprehur dëshirën që ndeshja të karakterizohet nga futbolli i bukur dhe fryma e fair-play-it.






