11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Duka e mbron vendimin për bashkëpunim me Serbinë: Sjell vetëm benefite

- Advertisement -

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka po vazhdon ta mbrojë vendimin për bashkëpunimin me Serbinë, duke thënë se sjellë vetëm benefite sportive.

Shqipëria dhe Serbia janë kandidatët e vetëm për ta zhvilluar Kampionatin Evropian “Euro 2021” U27, ndërsa vendimi përfundimtar do të mbahet në dhjetor, por që projekti po shkon drejt realizimit.

Duka është kritikuar shumë në Kosovë, si dhe në Shqipëri, duke pasur reagime të shumta përfshirë edhe nga tifozat “Kuq e Zi”, megjithatë ai është i mendimit që ky bashkëpunim sjell vetëm benefite.

“Ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Evropian U-21 në Shqipëri për vitin 2027, si fillim vetëm, e më pas kemi bashkuar konkurrimin tonë me Serbinë. Në fakt nga dita që kemi aplikuar e deri më sot është bërë shumë punë, janë përgatitur shumë dokumente për të përgatitur dosjen për të qenë pjesë e kësaj gare. Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për t’i përgatitur, pasi është një volum shumë i madh, që nuk përfshin vetëm Federatën e Futbollit, por edhe qeverinë shqiptare, bashkitë, përfshin gjithë infrastrukturën që duhet, hotelerinë, aeroportin që është shumë i rëndësishëm. Mendoj se kemi përgatitur dokumentacionin e duhur për të qenë organizatorë të kësaj gare, që për mua e çdokënd ka vetëm benefite sportive për Shqipërinë”.

Ai e përmendi faktin që Shqipëria U21 automatikisht e siguron pjesëmarrjen, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“I pari benefit sportiv është që Shqipëria merr pjesë në ato finale pa kualifikime. Është një shans që deri më sot nuk ka ndodhur që U21-shi jonë të jetë në një Kampionat Evropian, gjë që do t’i ndihmonte futbollistët tanë dhe ekipet shqiptare në përgjithësi. Ndihmon ndryshimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Ndihmon edhe kampionati i 17-vjeçarëve në 2025-n, sepse për ta bërë atë ne toerikisht kemi aplikuar që do të bëjmë kaq fusha, kaq stadiume etj, etj. Tani ne do t’i bëjmë, pasi nëse nuk i bëjmë nuk realizohet kampionati. Pra përfiton infrastruktura akoma më shumë në 2027-n me U-21”.

Për fund, Duka nënvizoi se duhet harruar e shkuara dhe të fokusohen në të ardhmen.

“Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë. Gjithsesi kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre, kundërshtime. Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë. Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe. Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti. Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën”, tha ai për faqen zyrtare të FSHF-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit