Pas dy orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, raporton EO.
Durmishi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Ndryshe javën e shkuar, vetë zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime