Shukri Buja kritika deputetëve të opozitës: Plotë gojën e kanë UÇK, s’patën guxim t’ua mbyllin dyert deputetëve të VV-së

- Advertisement -

Shukri Buja, ish-kryetar i Komunës së Lipjant nga radhët e PDK që ka qenë edhe pjesë e UÇK’së, ka kritikuar deputetët e opozitës për gjendjen aktuale në vend.

Me anë të një reagimi në FB-në e tij, Buja thotë se sot “deputetët opozitarë që plot gojën e kanë UÇK-në, nuk patën guxim t’ua mbyllnin dyert deputetëve të pozitës që nuk e përkrahën ligjin në leximin e parë, që të mos qëndronin në Kuvend deri në leximin e dytë”.

Reagimi i tij i plotë:

TURP PËR DEPUTETËT E OPOZITËS!

Si po përsëritet historia!

Në vitin 1989, deputetët e Krahinës Socialiste të Kosovës votuan për shuarjen e autonomisë dhe bashkimin me Serbinë, ndërsa arsyetoheshin se ishin të rrethuar me tanke.

E unë atëher bashkë me të rinjtë, isha në protesta, ku përballeshim me armë, gaz lotsjellës dhe dhunë të shfrenuar të milicisë.

Sot, deputetët opozitarë që plot gojën e kanë UÇK-në, nuk patën guxim t’ua mbyllnin dyert deputetëve të pozitës që nuk e përkrahën ligjin në leximin e parë, që të mos qëndronin në Kuvend deri në leximin e dytë.

As dyert nuk ua mbyllën, as ujë nuk u hodhën!

Ndërsa unë sot, bashkë me protestuesit, duke u përpjekur t’i pengonim deputetët të qëndronin në Kuvend për ta votuar ligjin për Dhomat e Specializuara në leximin e dytë, u përballëm me gaz lotsjellës dhe dhunë.

Mos dilni sot të defiloni e të filozofoni, ju deputetë të opozitës, sikur dikur deputetët e Krahinës!

Historia nuk matet me fjalë. Historia matet me qëndrimin kur vjen momenti për të vepruar.

Të ngjashme

Të fundit