Deputeti i Alencës, Burim Ramadani, thotë se si anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë e Mbrojtjes (nëse do të funksionojë ky Parlament), “do të kërkojë raportimin urgjent të Drejtorit të Policisë për masat e ndërmarra sot nga pasditja. Njëjtë edhe Kryeshefin e Inspektoratit Policor për aktivizimin dhe hetimet e tyre”, referuar zhvillimeve në protestën pranë Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, “sjellja e Policisë joproporcionale” dhe “shumë punë për Inspektoratin Policor”.
“Duhet ta shohin me detaje Planin Operativ (nëse ka qenë i përgatitur mirë), pajisjet dhe nivelin e forcës së përdorur”, thotë Ramadani.
Tutje ai thotë se “nëse s’ka tash Parlament, pas zgjedhjeve gjithsesi askush të mos mendojë se i ikën përgjegjësisë”.
“Nuk harrohen gabimet! Nuk mund të falen ato”, përfundon ai.
Postimi i plotë:






