Polici harron armën në një lokal, qytetari që e kishte marrë intervistohet në polici

- Advertisement -

Një polic i Kosovës ka raportuar se kishte harruar armën e tij zyrtare në një lokal në fshatin Shkabaj në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se pas trajtimit të rastit është identifikuar një person i cili e kishte marrë.

Qytetari është thirr për intervsitim i cili në polici ka pranuar se ka marrë armën për ta raportuar rastin.

“Pas intervistimit dhe sekuestrimit të armës, me udhëzime të prokurorit rasti iniciohet ‘vjedhje e rëndë’ dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngjashme

Të fundit