Ziv: Izraeli përfshin historinë e shqiptarëve në programet shkollore

- Advertisement -

Ish- Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vlerësuar lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve, duke theksuar se kjo histori përbën një pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve mes dy popujve dhe nuk duhet të harrohet.

Ajo ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është hartuar një kapitull i veçantë që trajton historinë e hebrenjve dhe shqiptarëve.

Sipas Zivit, historia e shqiptarëve tashmë mësohet edhe në shkollat e Izraelit.

“Krijuam së bashku me Ministrinë e Arsimit një kapitull të veçantë për atë që ta kemi historinë e hebrenjve dhe atë të shqiptarëve dhe në shkollat e Izraelit mësohet historia e shqiptarëve”, ka deklaruar ish ambasadorja.

Ajo i bëri këto komente në një intervistë në Kanal 10, ku foli për historinë e përbashkët dhe raportet mes dy vendeve.

Të ngjashme

Të fundit