Në Qendrën Emergjente në Ferizaj vdes një 2-vjeçar, policia po heton rastin

- Advertisement -

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare ka vdekur në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se në Qendrën Emergjente nga familjarët ishte dërguar fëmija i moshës dy vjeçare në gjendje të rënde shëndetësore, mirëpo i njëjti më pas kishte ndërruar jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit