22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Dokumentari “Thirrjet e nënave” do shfaqet në New York

- Advertisement -

Restoranti i vlerësuar nga 100 me të mirët në New York përpos që është i mbushur me artifakte si një muze ku mund të hash, tani si synim ka promovimin e historisë në menyrë te vizualizuar.

Restoranti “Çka ka qëllu” do të promovojë dokumentar me vlera kombetare e historike.

“Thirrjet e nënave: është dokumentari i parë i cili do të prezantohet shumë shpejt dhe do të jetë i qasshem për të gjithë.

Këtë e ka bërë të ditur pronari Ramiz Kukaj ku ka postuar një pjesë nga dokumentari me këtë mbishkrim:

Sot në kujtim të Betejës së Qabratit ju informojmë që grupi “Cka ka qellu” ka realizuar një film dokumentar të quajtur “Thirrjet e nënave”, një kujtim prekës i sakrificave të bëra nga kombi ynë dhe historive njerëzore që na bëjnë jehonë të gjithëve, veçanërisht historitë e nënave tona, të cilat edhe pas 25 vitesh pritja vazhdon. Nderime dhe kujtime historisë tonë dhe shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë. Fëmijët tanë në Amerikë duhet ta dinë këtë dhe ne si grup do të vazhdojmë me iniciativa të tjera për të mos harruar historinë. Shume shpejt ky dokumentar do të jetë publik për të gjithe i titruar në anglisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit