Kuvendi i Kosovës sot në seancën plenare ka shkarkuar katër anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).
Shkarkimi i tyre është miratuar me shumicë votash, pas shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Malsore Gashi-Bajraktari është shkarkuar me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Eshref Shabani është shkarkuar me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkaq, Ardita Haxhnikaj-Demi është shkarkuar me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa Arben Mehmeti me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim






