10.9 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Shqetësuese, pozitës po i duket relaksuese situata në veri

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ishte pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, ku i bëri disa pyetje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se është shqetësuese se si situata në veri e cila është alarmante, pozitës po i’u duket relaksuese, e në fakt është alarmante.

Poashtu, ajo tha se në çdo sekond po humb sovraniteti në veri.

Shoshi thotë se asociacioni ka qenë kauza kryesore e LVV-së në opozitë dhe kujton protestat masive,siç ishin dëmtimi i pronave publike, polië të përgjakur e gaz lotsjellës që na bënë lajm në botë!

“NUK është kauzë e opozitës SOT, po tani kur LVV e ka krejt pushtetin nuk mund te heshtim as ne e as faktori ndërkombëtar”, u shpreh ajo.

“Edhe kjo mbledhje ishte plot vuajtje për 20 vjet! Për mua shqetësuese e të dhimbshme ishin çështjet në vijim:
1. Shqetësuese kur nga ky nivel i përfaqësimit situata në veri të vendit shihet krejt relaksuese e në fakt është alarmante.
Çdo sekond po humb sovraniteti në veri!
2. Të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë nuk gjeten vend as edhe në një fjali të vetme në raportim të sotëm!
3. Asociacioni ka qenë kauza kryesore e LVV-së në opozitë.
Ju kujtohen protestat masive, dëmtimi i pronave publike, policë të përgjakur e gaz lotsjellës që na bënë lajm në botë! NUK është kauzë e opozitës SOT, po tani kur LVV e ka krejt pushtetin nuk mund te heshtim as ne e as faktori ndërkombëtar.
4. Nese për LVV në opozitë transparenca në dialog ka qenë e detyrueshme e pa konfidencialitet në diplomaci, PSE sot duhet të ndryshohet ky parim kur janë në pushtet!
Pse zgjodhën që procesi lidhur me planin franko-gjerman të jetë i mbyllur hermetikisht,”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit