9.4 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Shaip Kamberi në koalicion me PD e LPD në Bujanoc

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për nënshkrimin e koalicionit paszgjedhor me Partinë Demokratike e Lëvizjen e Progresit Demokratik në Bujanoc.

“Marrëveshja jonë synon luftën kundër diskriminimit, zhvillimin shoqëror, barazinë dhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të komunës së Bujanocit”, ka shkruar Kamberi.

Më tutje Kamberi ka thënë se angazhimet e tyre janë qëndrime që udhëheqin në rrugën drejt frontit shqiptar për Bujanocin.

“Besimi në historinë tonë kombëtare, rëndësia e bashkëpunimit ndërpartiak dhe angazhimi për stabilitetin dhe zhvillimin e komunës sonë janë qëndrime që na udhëheqin në këtë rrugë drejt frontit shqiptar për Bujanocin”, u shpreh Kamberi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit