9.7 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

U frikësua nga padia e Top Channel për Olsin? Jetmiri i habit të gjithë: Kontratat duhen…

- Advertisement -

Ndryshe nga euforia dhe kundërshtia për produksionin, në ditët e para pas daljes nga shtëpia, Jetmir Salaj është detyruar që të bëjë disa hapa pas në qëndrimin e tij.

Ditën e djeshme ai u pa në karriget ku qëndrojnë ish-konkurentet, ndërsa sot ka qenë i ftuar në Fun Club. Teksa u aludua se ai është frikësuar nga ndonjë padi e mundshme nga Top Channel, njësoj siç ndodhi me aktorin Olsi Bylyku, Jetmiri u shpreh:

“Për të gjithë injorantët dhe trimat, një kontratë është një kontratë dhe duhet respektuar. Ata që bëjnë thirrje për të kundërtën ose nuk më duan të mirën, ose u intereson të shpifin e denigrojnë imazhin tim në publik”, shkruan Jetmiri në postimin e tij në rrjetet sociale.

U frikësua nga padia e Top Channel për Olsin? Jetmiri i habit të

POSTIMI I JETMIRIT

 

Jetmiri kishte paralajmëruar se do të zbulonte të palarat e produksionit, e madje do të zbulonte dhe fituesin e paracaktuar. Po tashmë kthesa ka ardhur, dhe Jetmiri të paktën për këtë sezon, do të duhet që të qëndrojë pasiv në raport me produksionin e Big Brother.

Lajme të tjera |  Shifër marramendëse, zbuloni sa u shit ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut

Biseda e Jetmirit në Fun Club

Jetmiri: Unë kam bërë një lojë psikologjike, të një stili tjetër. Unë tentova të sjell një model, të tregoj se njeriu me qetësi mund të arrijë shumë. Në llogjikën time bën sens.

Pyetje– Je penduar për vendimin për t’u larguar?

Jetmiri: Me thënë të drejtën, kjo është një lojë e fortë psikologjike ku izolimi bën të vetën. Për pjesën e banorëve nuk ndjej asnjë. I menaxhoja mirë, I bëja të dilnin nga vetja. Arsyeja e vërtetë ishte se amplifikohej situate, ishte situatë kaotike. Unë po bëja asgjë, po bëja një kërkesë për asgjë, po bëja atë që isha duke bërë.  Ndaj meje janë thënë monstruozitete, kam parë një opinioniste që me momente të caktuara më dukej si garuese brenda në lojë. Kjo ngriti një revoltë tek unë.

Lajme të tjera |  “I dashuri po të tradhton tani”, Megi Pojani çudit me reagimin e pazakontë: Unë do e filmoja!

Pyetja– Pse mendon se do duhet ta kishte me ty?

Jetmiri: Unë nuk marr asgjë personale, unë e kisha për fuqinë e fjalës. Në ato kushte, unë nuk e shoh të drejtë dhe e mora një vendim.

Pyetja– Ka qënë një strategji përballja me produksionin?

Jetmiri: Asgjë nuk është e iniciuar. Në mënyrën time kam protestuar.

Pyetja– Jashtë e ke mbështetur Romeon, brenda je konfrontuar.

Jetmiri: Nuk kam bërë asgjë. Unë kam ruajtur qetësinë dhe ata më kanë sulmuar mua. Unë dal në rrugët e Tiranës dhe më hidhen njerëzit në qafë. Kush do e kupton lojën, kush nuk do nuk e kupton.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit