17.5 C
New York
Monday, May 13, 2024

Buy now

Netanyahu në frikë, gjykata ndërkombëtare penale mund të lëshojë urdhërarrest kundër tij

- Advertisement -

Mediat izraelite kanë raportuar se Benjamin Netanyahu ka frikë se gjykata ndërkombëtare penale (ICC) mund të lëshojë menjëherë një urdhërarresti kundër tij, si dhe kundër zyrtarëve të lartë izraelitë dhe luftëtarëve në ushtrinë izraelite.

“Ndërsa vendimet e marra nga gjykata në Hagë nuk do të ndikojnë në veprimet e Izraelit, ato do të krijojnë një precedent të rrezikshëm që kërcënon ushtarët dhe figurat publike”, tha kryeministri izraelit në një deklaratë, shkruan The Guardian.

Një nga mediat kryesore të lajmeve televizive të Izraelit, Channel 12, raportoi në fillim të këtij muaji se Izraeli ishte gjithnjë e më i shqetësuar nga mundësia që GJNP-ja të lëshonte urdhër-arreste kundër Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për shkelje të dyshuara të ligjit ndërkombëtar në Gaza.

Raporti thoshte se zyra e kryeministrit mbajti një “diskutim urgjent” për këtë çështje.

Izraeli nuk është anëtar i gjykatës, me seli në Hagë, dhe nuk e njeh juridiksionin e saj, por territoret palestineze u pranuan si shtet anëtar në vitin 2015.

Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan tha në tetor se gjykata kishte juridiksion mbi çdo krim të mundshëm lufte të kryer nga luftëtarët e Hamasit në Izrael dhe nga izraelitët në Rripin e Gazës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit