8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Deminohet mjeti shpërthyes që gjendej në objektin e KQZ në veri të Mitrovicës

- Advertisement -

Është larguar mjeti shpërthyer që gjendej në objektin e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në veri të Mitrovicës.

Pak më parë, një ushtar i KFOR-it ishte futur në objektin e KKZ-së. Ndërsa lidhur me mjetin  shpërthyes që tashmë është deminuar zyrtarët policor në mënyrë jozyrtare, i kanë thënë gazetarit të RTV Dukagjini se bëhet fjalë për një granatë i cili nuk ka qenë i shpërthyer më parë.

Kujtojmë se disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.

Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq – që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

Policia e Kosovës tha se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës”, duke përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit