10.6 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Mujka i Vetëvendosjes nesër nis punën si kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepenc”-it

- Advertisement -

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Mujka, teksa tha se është koha për një udhëtim të ri.

“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine”, ka shkruar Mujka.

Po ashtu ai tha se ndërmarrja “Ibër-Lepenc”, është tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomike të Kosovës .

“Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, shtoi ai.

Ndërsa në vendimin e publikuar nga Mujka, thuhet se mandati i tij nis nga 6 dhjetori i këtij viti, ndërsa përfundon pas tri viteve, por me opsion të vazhdimit.

Për emërimin e Mujkës kishte raportuar ditë më parë gazeta Scanner.

Zyrtare: Faruk Mujka i Vetëvendosjes emërohet kryeshef i “Ibër-Lepencit”

Kapja e institucioneve| Faruk Mujka i Vetëvendosjes pritet të bëhet kryeshef i “Ibër-Lepencit”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit