8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Kapja e institucioneve| Faruk Mujka i Vetëvendosjes pritet të bëhet kryeshef i “Ibër-Lepencit”

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë ishte partia më e zëshme dhe kundër punësimeve partiake në institucionet e Kosovës.

Por, sot në pushtet është duke ndodhur e kundërta, ku njerëzit e Vetëvendosjes po marrin pozita drejtuese në institucionet publike të Kosovës.

Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” më 10, 11 dhe 14 nëntor ka bërë intervistimin e kandidatëve për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.

Në dokumentin që e ka gazeta “Scanner”,  Bordi i drejtorëve të “Ibër-Lepencit” ka vlerësuar më 60 pikë Faruk Mujkën e Vetëvendosjes.

Edhe pse i dyti në listë, Mujka sipas burimeve të “Scanner” pritet të emërohet kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”.

Mujka deri në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë nënkryetar i Komunës së Mitrovicës dhe kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë. Aktualisht, MUjka është shef i asamblistëve të Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Po ashtu, Mujka ishte akuzuar nga rivalet politikë se në të kaluarën ka qenë pjesë e pjesë e partisë së gruas së Millosheviqit, Mira Markoviq.

Kujtojmë se Ligji për ndërmarrjet publike , neni 17 – Kushtet e kualifikimit dhe përshtatshmërisë profesionale, paragrafi “K” thotë: “është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”.

Kjo nënkupton se Mujka nuk e plotëson këtë kusht të ligjit.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit